Të enjten erëra të forta, ja çfarë këshillon Instituti Hidrometeorologjik
Qeveria e koalicionit në Gjermani, e udhëhequr nga kancelari Friedrish Merz, ka rënë dakord për uljen e taksës mbi energjinë elektrike për vitin 2027, në nivelin minimal evropian, për të lehtësuar familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë.
Siç njoftuan CDU/CSU dhe SPD të mërkurën në mëngjes pas takimit të komitetit të koalicionit të tyre, ulja në minimumin evropian do të zbatohet për një vit, duke filluar nga 1 janari 2027.
Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2027, taksa e energjisë elektrike për familjet private dhe bizneset ulet nga 2.05 cent në 0.1 cent për kilovat-orë
Sipas informacioneve të deritanishme për një familje mesatare gjermane (rreth 2,400 kËh në vit), kursimi vlerësohet rreth 50 euro në vit, ndërsa bizneset e vogla dhe të mesme, si sallonet e parukerisë apo marketet, pritet të kursejnë nga qindra deri në mijëra euro në vit.
Masa fillimisht është e paraparë për vitin 2027 dhe do të financohet nga tepricat e fondeve të subvencioneve për energjinë e rinovueshme, me synim që të bëhet e përhershme nëse sigurohet mekanizmi kompensues në buxhetin e vitit 2028.
Kurse krahas uljes së taksës së energjisë elektrike, koalicioni ra dakord edhe për vendosjen e një tavani të përkohshëm të çmimeve të karburanteve nga muaji janar, fillimisht për tre muaj, si masë krizash për shkak të çmimeve të larta të energjisë, transmeton lajmi.net.
Këto zhvillime vijnë pas diskutimeve të gjata mbi përballimin e goditjes së çmimeve të energjisë dhe debateve të mëhershme rreth lehtësimeve tatimore.
Madje koalicioni qeverisës pati edhe diskutime deri në orët e para të mëngjesit mbi këtë situatë.