Të enjten erëra të forta, ja çfarë këshillon Instituti Hidrometeorologjik
Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri rreth orës 17:00, kur pritet të përfundojë vizita e tij humanitare e autorizuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, mëson Gazeta Sinjali.
Ish-kryetari i Kuvendit do të kalojë disa orë pranë familjes në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas lejes së dhënë nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.
Vizita e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, Sevdije Krasniqi.
Ndërkohë, në afërsi të shtëpisë së Krasniqit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës.
Pas largimit të ekipeve të EULEX-it, sigurinë në zonën përreth shtëpisë do ta vazhdojë ta mbajë Policia e Kosovës.