Qeveria britanike nën presion pasi emigracioni rritet në 1.2 milionë

FILE PHOTO: The Britain’s national flag flies next to the Elizabeth Tower, commonly known as Big Ben, on national day of reflection to mark the two year anniversary of the United Kingdom going into national lockdown, in London, Britain, March 23, 2022. REUTERS/Peter Cziborra

Numri i emigrantëve që mbërritën në Britani në vitin 2022 arriti shifrat rekord prej 1 milion e 163 mijë, shifër e publikuar të enjten, me rritjen më të madhe mes njerëzve nga vendet jo-evropiane.

Migrimi neto, numri i njerëzve që mbërrinin minus numrin që largoheshin, u rrit në 606 mijë nga 504 mijë në 12 muajt deri në qershor, i nxitur nga hapja e botës pasi kufizimet e COVID-19 morën fund dhe skemat që u ofronin strehë njerëzve që ikin nga lufta dhe persekutimi në Ukrainë dhe Hong Kong, tha Zyra për Statistikat Kombëtare atje.

Shifrat, të cilat për herë të parë përfshijnë azilkërkuesit, tregojnë se pothuajse një milion prej të ardhurve ishin shtetas jo të BE-së, ndërsa vetëm 151 mijë ishin nga BE-ja. Britanikët që ktheheshin nga jeta jashtë shtetit përbënin pak më pak se 90 mijë të ardhur. Numri i të emigruarve ose i kthyer në vendin e tyre ishte 557 mijë.

/KlanKosova/

Read Previous

Gjermania bie në recesion pasi inflacioni godet ekonominë

Read Next

Kurti në telefonatë me Sarrazinin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve