Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditen e së premtes është gjetur një mjet shpërthyes.

Rastin e ka raportuar në polici një qytetar i cili e kishte hasur këtë mjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së, të cilët dyshojnë se ky mjet ka mbetur që nga lufta e dytë botërore.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me kujdes është bërë tërheqja e mjetit shpërthyes derisa nuk raportohet për ndonjë incident./Sinjali/

Read Previous

5 qershor 1920 – Kur në Vlorë filloi lufta për çlirim

Read Next

Kievi, kryeqyteti ukrainas tronditet pas disa javësh qetësie