Kievi, kryeqyteti ukrainas tronditet pas disa javësh qetësie

Kryeqyteti ukrainas është zgjuar nga shpërthimet këtë mëngjes.

“Disa shpërthime u dëgjuan në rrethet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë duke punuar në vend. Informacion më të detajuar do ketë më vonë,” tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në Telegram.

Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se një shpërthim në veri-lindje të Kievit krijoi një kolonë të trashë tymi në qiell.

Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s herët të dielën./Sinjali/

Read Previous

Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Read Next

Rriten 40-60% çmimet e pronave në bregdetin shqiptar