Punëtorët e KEDS dhe KESCO nga nesër në grevë, kërkojnë rritje page prej 100 euro

Punëtorët e Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë paralajmëruar grevë për tre ditë rresht duke kërkuar ngritje të pagave për 100 euro.

Sipas njoftimit nga Federata e Sindikatave të Pavarura’ Elektrokosova’,  greva e punëtorëve të KEDS dhe KESCO do të nis nesër që do të zgjas një orë, pasnesër do të jetë dy orë dhe më 13 maj greva do të jetë tre orë.

Njoftimi i plotë:

Read Previous

SBASHK: Të enjten grevë një orëshe, po përgatitemi për grevë të përgjithshme

Read Next

Apple, Google dhe Microsoft bëhen bashkë për të eliminuar fjalëkalimet