PSG – Milan, formacionet e mundshme të super ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Milani udhëton drejt kryeqytetit francez i etur për një fitore në ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Ndeshja mes parisienëve dhe kuqezinjve fillon në orën 21:00 me orën tonë lokale dhe zhvillohet në Parc des Princes në Paris.

Milani aktualisht gjendet i treti në Grupin F pas dy ndeshjeve, duke barazuar të dyja ndeshjet e tyre hapëse kundër Newcastle dhe Borussia Dortmund.

Skuadra e Stefano Piolit duhet të fillojë të vendosë pikë në tabelë sa më shpejt që të luftojë për një vend në fazat e eliminimit.

PSG arriti një fitore ndaj Dortmundit në ndeshjen e parë evropiane të sezonit të ri, por u mposht 4-1 ndaj Newcastle.

Gjigantët e Ligue 1 janë ende në kërkim të titullit të parë të Ligës së Kampionëve, por fillimisht duan ta zënë një vend që i dërgon në fazën e eliminimit direkt.

Kuqezinjtë nuk mund të llogarisin në Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze dhe Noah Okafor, të cilët të gjithë janë jashtë të lënduar.

Parisienët janë pa të dëmtuarit Keylor Navas, Presnel Kimpembe, Nuno Mendes dhe Marco Asensio.

Formacionet e mundshme

PSG (4-2-4)Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Lucas Hernandez; Ugarte, Vitinha; Dembele, Gonçalo Ramos, Mbappe, Barcola.

Milan (4-3-3): Maignan; Kalulu, Tomori, Thiaë, Theo Hernandez; Musah, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

/Telegrafi/

Read Previous

ASK: Bie numri i përfituesve nga skema e ndihmës sociale

Read Next

Kurti: Nëse s’ka sanksione ndaj Serbisë, patjetër që nuk do të ketë dialog