Kush e denoncoi ne polici dhe pse u arrestua djali i Rifat Jasharit?

Policia e Kosovës ka arrestuar dje djalin e Rifat Jasharit, Fazli Jasharin, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Dje rreth orës 07:45, një femër me inicialet A.E.,(emër i njohur për redaksinë) 31-vjeçare ka raportuar në Policinë e Kosovës se ish i dashuri i saj, Fazli Jashari kishte shkuar të banesa e saj në lagjen Emshir, saktësisht në rrugën “Hazir Shala” dhe e kishte sulmuar fizikisht.

Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë se A.E., ish e dashura e Fazli Jasharit ka deklaruar se ai vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Posa Policia ka arritur në vendin e ngjarjes në ditën e djeshme, kanë njoftuar Emergjencën, për t’ia dhënë ndihmën e parë 31-vjeçares.

Fazli Jashari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për lëndim të lehtë trupor./GazetaSinjali

Read Previous

Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

​ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj për 23.9 milionë euro