Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone humori ndaj përpjekjeve të përsëritura për atentat ndaj tij, duke deklaruar se nuk është i dekurajuar dhe se nuk e lejon frikën të ndikojë në detyrën e tij.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me gazetarë dhe anëtarë të Kongresit, Trump iu përgjigj me ironi pyetjeve mbi sigurinë personale dhe mundësinë e përdorimit të një jeleku antiplumb.
“Nuk duroj dot të dukem 10 kilogramë më i rëndë me jelek”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
The reporter couldn't help but laugh 🤣
Q: Are there talks about you wearing a bulletproof vest?@POTUS: "I don't know if I can handle looking 20 pounds heavier." 😂 pic.twitter.com/II4WS2lLfa— Trump War Room (@TrumpWarRoom) April 30, 2026
Presidenti shtoi gjithashtu se nuk shqetësohet për sigurinë e tij: “Nuk mendoj për këtë. Nëse do ta mendoja, nuk do të isha aq efektiv”.
Deklaratat e tij erdhën pas publikimit të pamjeve nga një tentativë e fundit sulmi në Washington, ku sipas raportimeve një person i armatosur hapi zjarr ndaj një agjenti të United States Secret Service, i cili u kundërpërgjigj menjëherë.
Trump theksoi se jeleku antiplumb i veshur nga agjenti kishte qenë vendimtar në shpëtimin e jetës së tij, duke e përshkruar me një krahasim ironik: “Është si të të godasë Mike Tyson.”
Sipas deklarimeve të bëra në aktivitet, presidenti ka qenë objekt i tre përpjekjeve për atentat gjatë dy viteve të fundit, por ka insistuar se nuk do të ndryshojë mënyrën e tij të funksionimit apo daljet publike.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për incidentin në Uashington vijojnë. /Telegrafi/