Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Javier Tebas foli në një event të ISDE, ku preku disa tema aktuale dhe mohoi sërish se Barcelona kishte marrë miratimin e La Liga-s për transferimin (rikthimin) e Lionel Messi, siç kishin deklaruar më parë Xavi Hernandez dhe Mateu Alemany.
“Po-ja e La Liga-s nuk ekzistonte dhe askush nuk na e kishte kërkuar. Ata as nuk ishin në normën 1.1 të ‘fair play financiar’. Ishte e pamundur të jepnim një ‘po’ nëse nuk dihej sa do të fitonte Messi dhe duke zbatuar rregulloren për nivelin e pagës që do të kishte. Edhe nëse kontrata do të parashikonte më pak, ishte e pamundur. Për më tepër, askush nga Barcelona nuk iu drejtua për këtë gjë La Liga-s”, – deklaroi Tebas.
Ai shtoi: “Nuk është e vërtetë, Mateu Alemany gabon. Ishte e pamundur edhe sikur të kishin një marrëveshje. Vlerësimi i kontratës do të ishte si në rastin e Joao Felix”.
Tebas foli edhe për vendin e pestë në Champions League: “Nuk më pëlqejnë shumë vendet e pesta në Champions, por mbështes skuadrat spanjolle. Duhet kujtuar se produkti që konkurron më shumë me La Liga-n është Champions-i; kampionatet kombëtare janë industria e vërtetë e futbollit”. /Telesport.al/