GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Një juri në Kaliforni në SHBA ka hedhur poshtë padinë e Elon Musk-ut kundër shefit ekzekutiv së OpenAI-së, Sam Altman, duke i dhënë fund një beteje ligjore trejavore mes dy miliarderëve të teknologjisë.
Në vitin 2024, Musk kishte ngritur padinë ndaj Altman-it dhe OpenAI-së, krijuesit të ChatGPT-së, duke pretenduar se kompania e inteligjencës artificiale kishte shkelur një angazhim për të mbetur jofitimprurëse.
Microsoft, e cila ka investuar në OpenAI që në vitin 2019, gjithashtu ishte e përfshirë në padi. Musk pretendoi se gjiganti i softuerit “ndihmoi dhe nxiti” shkeljen e supozuar të detyrimeve të OpenAI, por gjykata e hodhi poshtë edhe këtë pretendim.
Musk kërkonte që gjykata të detyrojë kompanitë OpenAI dhe Microsoft të heqin dorë nga deri në 134 miliardë dollarë si “fitime të paligjshme”, të largonin Altman-in dhe presidentin e OpenAI-së, Greg Brockman, nga drejtimi dhe të zhbënte ristrukturimin e kompanisë të vitit 2025 që mundësoi zgjerimin e krahut të saj fitimprurës.
Megjithatë, juria arriti në përfundimin se padia ishte ngritur jashtë afatit ligjor, duke argumentuar se Musk kishte tre vjet për të ngritur padi dhe nuk e bëri në kohë.
“Ka një sasi të konsiderueshme provash që mbështesin vendimin e jurisë”, tha gjyqtarja federale Yvonne Gonzalez Rogers, duke shtuar se ishte e gatshme t’i hidhte poshtë pretendimet “menjëherë”. /ATSH- AA/