Pse gripi po zgjat kaq gjatë këtë vit?

Temperatura, ftohja, dhimbja e fytit janë simptoma të zakonshme për të gjitha sindromat e frymëmarrjes.

Gripi në përgjithësi karakterizohet nga dhimbje të forta të muskujve dhe kyçeve, dhimbje koke, humbje oreksi, vështirësi në largimin e ndjenjës së këputjes.

Temperatura mund të qëndrojë e lartë, 38, edhe për pesë ditë.

Virulenca më e madhe mund të jetë për shkak të qarkullimit të viruseve më agresive, por shumë varet nga imuniteti i individit, nga mënyra se si organizmi reagon.

Sipas infektologëve, dy vitet e pandemisë, të shoqëruara me përdorimin e detyrueshëm të maskës dhe izolimin, na kanë mbajtur nën një lloj mbrojtjeje ndaj infeksioneve.

Kujtesa imune, aftësia e trupit për t’iu përgjigjur infeksioneve që tashmë janë përjetuar dhe kujtimi i tyre është ruajtur, ka rënë në gjumë dhe për këtë arsye kthimi i virozëve sezonale na ka zënë të papërgatitur.

Dhimbjet e zorrëve nuk janë karakteristike për gripin, i cili kontraktohet përmes frymëmarrjes, por mund t’i shtojë simptomat bazë.

Antibiotikët i luftojnë bakteret, jo viruset, dhe për këtë arsye, nëse sëmundja e gripit nuk ka komplikime si shfaqja e një kolle që mund të jetë tregues i infeksionit bakterial të mbivendosur ose rifillimi i papritur i temperaturës pas një faze të etheve, këto barna s’duhet të merren.

Është gjithmonë mjeku ai që vendos trajtimin.

Ndërkohë nuk duhet nxituar për t’u kthyer në aktivitetet e përditshmërisë. Nevojitet kujdes, pirja e sa më shumë lëngjeve, konsumimi i supave, qëndrimi në vende të ngrohta dhe pushimi.

Kjo është terapia më efektive. /Albanianpost.com

“Corriere della Sera”

Read Previous

Po kalon nëpër një formë të shkëlqyer, dy gjigantët londinez duan transferimin e Julian Brandt

Read Next

Ish-kongresmeni amerikan Hall me letër emocionale krerëvë të UÇK-së në Hagë