Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të Korporatës

Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë.

Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj. /EO

Read Previous

Pritje deri në 60 minuta në Merdar për të dalë nga Kosova

Read Next

Zelensky tregon pse po shkon ngadalë kundërsulmi ukrainas