Protestat në Bejrut, 6 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 30 të tjerë të plagosur, gjatë një proteste në Bejrut, Liban, të mbajtur kundër hetuesve që po merren me çështjen e shpërthimit në portin e qytetit, vitin e kaluar.

Të shtëna me armë u raportuan pasi mbështetësit e Lëvizjes Hezbollah dhe Amal, kërkuan largimin e gjyqtarit Tarek Bitar. Ata thonë se u sulmuan fillimisht nga snajperët në çatitë e godinave rreth sheshit ku po zhvillohej protesta.

CNN raporton se ministri i Brendshëm i Libanit ka thënë që protestuesit kanë përdorur edhe granatahedhëse.

Hetimet mbi shpërthimin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 218 persona dhe 7000 të tjerë mbetën të plagosur, janë shoqëruar me tensione të mëdha. Protestuesit akuzojnë sistemin e drejtësisë që po përpiqet t’i manipulojë ato./Gazetasinjali

Read Previous

Moshë më e re e përdoruesve të drogës në raport me vitet e kaluara

Read Next

Çka janë flamujt e kuq që kanë pushtuar edhe botën e sportit ?