Moshë më e re e përdoruesve të drogës në raport me vitet e kaluara

Përdorimi i drogës vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Gjakovë. Një numër i konsiderueshëm i të rinjëve janë përdoruesit më të shumtë të substancave narkotike. Kështu thotë shefi I repartit të sëmundjeve të varësisë, Ilir Grezda. Ai ka bërë të ditur se për trajtimin e rasteve të abuzimit me droga në krahasim me vitin e kaluar mosha e përdoruesve është shumë më e re dhe situata pandemike poashtu ka ndikuar në rritjen e përdoruesëve të narkotikëve.

Ai bën apel që kushdo që ka nevojë të kërkojë ndihmën profesionale mund të paraqitet në spitalin “Isa Grezda”. Poashtu kërkon ndihmë nga shteti në krijimin e një vendi të veçantë për trajtimin e personave që përdorin narkotikë.

Momentalisht në repartin psikiatrik janë të shtruar 29 persona, ndërsa 5 pacientë janë të rregullt çdo ditë që marrin trajtimin dhe konsultën shkaku i përdorimit të  drogës.

Read Previous

Komuna e Gjakovës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve punëson 14 persona

Read Next

Protestat në Bejrut, 6 të vdekur dhe 30 të plagosur