Nën organizimin e shoqatës së intelektualëve “Jakova” në parkun kulturor “Ali Podrimja”, është bërë promovimi i librit “Nën Saç” i autores Resmije Kryeziu. Fillimisht në emër të shoqatës profesori Ruzhdi Sefa nderoi me mirënjohje autoren e librit të cilin ai e cilësoi të vecantë.
Më pas të pranishmit dëgjuan recensionet e tre profesorëve Muhamet Mala,Hysen Matoshi, Gezim Aliu lidhur me romanin e dytë te autores, duke e cilësuar si art më vete romanin, “Nën Saç”. Ndërsa vet autorja u shpreh falenderuese ndaj shoqatës që e kanë realizuar këtë promovim. Ajo tha se ky roman nuk ka qellim të flasë për historinë por që të mos përsëritet historia.
Historitë qe paraqiten ne kete roman jane ngjarje qe kane ndodhur vertete ne qytetin e Pejes pas luftes se dyte boterore dhe regjimit komunist. Nje pjese e madhe e romanit i kushtohet figures se Halit kasapollit muzikant i shquar i po ketij qyteti.