Prokuroria Speciale konfirmon se Faton Peci po intervistohet për rastin e granteve

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka konfirmuar për KosovaPress se ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar të premten, në cilësinë e të pandehurit, në rastin e granteve.

Intervistimi i Pecit nga Prokuroria Speciale ka zgjatur mbi tri orë.

“Iu njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha Luta. /KosovaPress/

Read Previous

Çfarë dihet deri tani për iPhone 18

Read Next

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025