Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u i Shqipërisë me ekipe të përbashkëta hetimore

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në Shqipëri e njohur si SPAK, kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë për media e Prokurorisë Speciale ku u  njoftua për takimin mes kryeprokurorit Blerim Isufaj dhe drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho.

“Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./koha.net

Read Previous

​Presidenca: Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” po bëjnë thirrje për dhunë e vrasje politike

Read Next

Ish-kryetari i bashkisë së Stambollit do të dalë para gjyqit nën akuzat për korrupsion