Prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt, dyshohet për mosdeklarim të pasurisë

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, nën dyshimin për mosdeklarim të pasurisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Mund t’ju konfirmojmë se rasti është duke u hetuar”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj, nën dyshimini për mosdeklarim të pasurisë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Osmani: Policia e Kosovës është shembull se si mund të themelojmë institucione të qëndrueshme

Read Next

​Kosova U20 sonte përball Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik te volejbollit