Osmani: Policia e Kosovës është shembull se si mund të themelojmë institucione të qëndrueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës është një nga shembujt se si duhet themeluar institucione të qëndrueshme për t’u shërbyer me zell qytetarëve dhe atdheut.

Këto deklaratë ajo e ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, me rastin e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë.

“Policia e Kosovës është jo vetëm njëra ndër shtyllat më të rëndësishme të Republikës sonë, por edhe një nga shembujt se si mund të themelojmë e të ngremë institucione të qëndrueshme, për t’u shërbyer me zell qytetarëve e atdheut”, ka shkruar Osmani.

“Në 23-vjetorin e themelimit, ua shpreha mirënjohjen tonë të thellë për angazhimin e tyre përgjatë këtyre 23 vjetëve dhe gatishmërinë tonë të plotë që të mos reshtim së punuari që Policia jonë të zhvillohet edhe më tej, duke pasur gjithnjë synim sundimin e ligjit dhe barazinë e të gjithëve para ligjit”.

Anëtarësimi në INTERPOL dhe në organizata të tjera ndërkombëtare ka thënë se është vizioni i Kosovës për të ardhmen. /Telegrafi/

Read Previous

Rrëzoi avionin 85 milionë eurosh të Rusisë me çifte, pensionisti ukrainas shpallet hero

Read Next

Prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt, dyshohet për mosdeklarim të pasurisë