Prokurori i Shtetit njofton se për 24 orë janë ndaluar 16 persona

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/eo/

Read Previous

Gjilani pret Prishtinën në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

Rasti i Salih Mustafës, seancat e Apelit pritet të mbahen në fund të tetorit