Prokurori: 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë

Rreth 200 trupa u gjetën nën rrënojat e një strehe në Mariupol, gjatë çmontimit të blloqeve të një rrokaqielli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryebashkiakut, Petro Andryushchenko, duke shtuar se trupat kanë qëndruar aty për disa kohë, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit.

Një numër i madh kufomash u grumbulluan nga rusët në një morg të improvizuar pranë metrosë në rrugë.

Ndërkohë katër persona u vranë në një ndërtesë banimi nga bombardimet e vazhdueshme ruse në Severodonetsk.

Por sipas të dhënave të Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, të paktën 234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ai saktësoi se këto janë shifra provizore, pasi hetimet janë duke u zhvilluar në rajonet e prekura, aktualisht nga konflikti. Rajoni me numrin më të madh të viktimave është Donetsku, me 146 fëmijë të vrarë ose të plagosur, i ndjekur nga ai i Kievit, me 115.

Gjithashtu, për shkak të bombardimeve masive të Forcave të Armatosura Ruse, u dëmtuan 1848 institucione arsimore dhe mes tyre 173 të shkatërruara plotësisht./A2news/

Read Previous

Ministrja austriake e BE-së: Është koha që përfundimisht t’i liberalizohen vizat Kosovës

Read Next

Rriten pagat në Zvicër, ja sa paguhen punëtorët e ndërtimit