Projektligji për KPM-në po shqyrtohet në Komisionin e Medieve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është duke e shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. Në këtë mbledhje po shqyrtohen rekomandimet vendore por edhe atyre ndërkombëtare për funksionimin e medieve në Kosovës.

Ligjvënësit e këtij komisioni po marrin sugjerime edhe nga ambasadat e huaja që janë përfshirë në hartimin e Projektligjin e medieve.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës në mars të këtij viti e ka miratuar në lexim të parë Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba në rast të shkeljes së ligjit.

Ligji parasheh që mediat online, që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale. Ndryshimet në legjislacion parashohin gjoba deri në 40.000 euro për mediat që bëjnë shkelje të ndryshme ligjore. /RTK/

Read Previous

Perez: BE-ja ta çojë përpara aplikimin e Kosovës dhe ta ndëshkojë Serbinë

Read Next

​Akil Gjakova e nis me fitore Evropianin e xhudos në Zagreb