Projekti që i përkrah gratë në biznes, flet Shqipe Breznica

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka lansuar komponentin e fundit të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE), një skemë Pilot e granteve për Grupin e THJESHTË që ofron grante për bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave në komunat e zgjedhura në të gjithë Kosovën. Këto grante janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiҫient të energjisë.

Skema Pilot e Granteve për Grupin e THJESHTË fillimisht do të zbatohet në këto komuna: Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren.

Ky komponent është i dizajnuar për biznese të reja me ide të ndritshme, fonde shumë të kufizuara ose grupe shoqërore më pak të avansuara, me nevoja për investime deri në 3,000 €, përfshirë kontributin vetanak prej 15%. 

Read Previous

Presidentja Osmani takoi sot homologun kroat Zoran Milanoviq

Read Next

Protestohet para ministrisë së Arsimit, shkak abuzimi seksual