Projeksionet: Sa pritet të kushtojë Bitcoin në vitin 2024?

Bota e investimeve është revolucionarizuar falë kriptovalutave.

Një element i decentralizuar në të cilin çdokush mund të investojë dhe vlera e tij mund të rritet, është shumë tërheqës për shumëkënd, por duhet pasur parasysh edhe se ashtu siç rritet, po ashtu zbret.

Ky është rreziku që kanë shumë investitorë të kriptove dhe sot shumë njerëz po pyesin veten se si do të jetë Bitcoin-i në vitin 2024.

Bitcoin është një nga kriptovalutat më të njohura, në të cilën çdokush do të donte të investonte dhe që u ngrit shumë në vlera. E keqja është se sot nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me monedhën digjitale, kështu që mund të presësh gjithçka, transmeton cnn.

Sipas investitorit Félix Fuentes, Bitcoin mund të përfundojë këtë vit në nivelin e 40 000 dollarëve, një shifër shumë e lartë dhe tërheqëse për ata që blejnë tani, sepse ata pothuajse do të dyfishonin investimin e tyre.

Në fund, gjithçka varet nga shumë faktorë, veçanërisht nga situata e punësimit në Shtetet e Bashkuara, ku situata duket e fortë dhe e qëndrueshme.

Megjithatë, rekomandimi do të ishte që në këtë moment të jemi të kujdesshëm, pikërisht për shkak të situatës së paparashikueshme që po hasim aktualisht në tregje. /alsat.mk/

Read Previous

Pagat e minatorëve të Trepçës do të ekzekutohen të hënën

Read Next

Arsenal – Nottingham Forest, ndeshja hapëse e ditës së sotme në Premier Ligë