Princi Harry: Shumë detaje nuk i publikova pasi kisha frikë se familja nuk do të ma falte

Princi Harry ka deklaruar se ka materiale të mjaftueshme për të shkruar një tjetër libër dhe zgjodhi të mos publikonte disa detaje pasi ishte i shqetësuar se babai dhe vëllai i tij nuk do ta falnin kurrë nëse ato do të bëheshin publike.

Në një intervistë me britaniken “Daily Telegraph”, Duka i Sussex-it tha gjithashtu se transkripti fillestar për librin e tij “Spare” ishte dyfishi i draftit përfundimtar.

Shumë detaje që u redaktuan përfundimisht kishin të bënin me babanë dhe vëllain e tij.

“Drafti i parë ishte ndryshe. Ishte 800 faqe dhe tani ka zbritur në 400 faqe. Mund të ishin dy libra, e thënë kështu. Dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave jashtë”.

“The Guardian” ishte e para që zbuloi detaje nga kujtimet, duke përfshirë pretendimin se Princi William kishte sulmuar Harry-n pas një diskutimi të tensionuar mbi Meghan, Dukeshën e Sussex.

Kensington Palace dhe Buckingham Palace kanë thënë se nuk do të komentojnë përmbajtjen e librit.

Princi Harry gjithashtu flet për atë që ai pretendon se ishte mungesa e mbështetjes për të dhe Meghan.

Lajmet për materiale të tepërta ka të ngjarë të shkaktojnë shqetësim të mëtejshëm për familjen mbretërore. /Albanianpost.com

Read Previous

Kalaja e Rozafës, atraksion i vizitueshëm edhe në mbrëmje

Read Next

Ministria e Punëve të Jashtme: Nuk ka dështuar anëtarësimit i Kosovës në Këshillin e Evropës