Prigozhin thyen heshtjen pas rebelimit: Do të kthehemi shumë shpejt në front të luftës

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të kthehet së shpejti në front të luftës. Ai është zotuar se luftëtarët e tij së shpejti do të korrin fitore të reja.

“Marshi ynë i drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë. Unë mendoj se ne ia dolëm mbanë. Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shini fitoret tona të radhës në front”, ka thënë ai.

Megjithatë Prigozhin nuk dha asnjë informacion rreth planeve të mëtejshme, apo të dhëna për vendndodhjen e tij. Ndërkohë mediat shtetërore ruse dikur e përshëndesnin suksesin ushtarak të Wagner në Ukrainën lindore.

Imazhet satelitore sugjerojnë se një bazë e re për grupin mund të jetë në ndërtim e sipër pranë Minskut, qyteti ku dyshohet se luftëtarët e tij mund të vendosen në Ukrainën veriore.

Kievi tha se mercenarët e Wagner nuk po luftonin më, por zyrtarë bënë me dije se disa mbetën brenda Ukrainës, duke përfshirë bazën e tyre në rajonin lindor të Luhanskut.

“Ata po tërhiqen gradualisht,” tha Andriy Yusov, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase. /abcnews.al

Read Previous

Stano: Vizita e Lajçakut vjen për deeskalim të situatës në Kosovë, palët të kthehen sa më shpejt në dialog

Read Next

Rregullatorët paralajmërojnë mashtrime nga bursat e kriptovalutave, a po u vjen fundi tyre?