Prezantimi zyrtar i konceptit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ceremonia do të mbahet me 18 shtator 2023 (të hënën), ora 18:00, në Qendrën për Praktikë Narrative, në Prishtinë.

Po ashtu, në po këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Ndryshe, “Prishtina 2030” ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.Reklama

/Telegrafi/

Read Previous

Superkompjuteri parashikon katërshen më të mirë në Ligën Premier

Read Next

Rekord i 100-vjeçarëve në Japoni