Prestianni i tregon UEFA-s se si e thirri Vinicius-in

Anësori i Benficas, Gianluca Prestianni thuhet se ka kontaktuar me UEFA-n tashmë duke ju treguar se si e thirri Vinicius Juniorin gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Prestianni shkaktoi trazira gjatë ndeshjes së parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave, pasi Vinicius e akuzoi atë për abuzim racist, duke bërë që ndeshja të ndalej përkohësisht në pjesën e dytë.

UEFA ka nisur një hetim si përgjigje, me Real Madridin që ka paraqitur prova në lidhje me incidentin, duke qenë të bindur se Prestianni ka përdorur fyerje raciste.

Edhe lojtarët e tjerë të Real Madridit kanë kërkuar ndëshkim të rreptë për Prestiannin për sjelljen e tij të gabuar të dyshuar.

Megjithatë, ylli argjentinas i Benficës ka insistuar dhe insiston se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë thirrje raciste karshi sulmuesit brazilian.

Sipas ESPN, Prestianni, i ka thënë UEFA-s se e ka thirrur yllin e Real Madridit, me një fyerje homofobike, duke mohuar çdo vërejtje raciste.

Ky rast tashmë është në shqyrtim dhe së shpejt mund të kemi ndonjë vendim nëse Prestianni do të dënohet apo jo. /Telegrafi/

Read Previous

Protesta e opozitës në Shqipëri, 52 të shoqëruar në polici, 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim

Read Next

Uashingtoni ngre alarmin për modernizimin e arsenalit bërthamor kinez