Presidentja Osmani takohet me homologun amerikan Trump

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me ShBA-në.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar e para e vendit. /Klankosova.tv/

Read Previous

Punë të paligjshme e dokumente false, ndalohen tre shqiptarë në Gjermani

Read Next

Buxheti i vitit 2026 në proces të hartimit nga qeveria në detyrë, pretendon ta miratojë para 31 tetorit