Presidentja Osmani pret në takim kryeparlamentarin Peleshi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin.

Përveç pamjeve për medie, konferencë të përbashkët Osmani e Peleshi nuk do të ketë.

Peleshi fillimisht e takoi homologen e tij kosovare, Albulena Haxhiu, ku përveç pamjeve për medie, deklarime nuk pati.

Kryeparlamentari shqiptar, Niko Peleshi në kuadër të kësaj vizite në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. /KosovaPress/

Read Previous

​Cakolli: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme

Read Next

Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosovë