Presidentja Osmani dekreton shtatë prokurorë me mandat fillestar

Me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekretuar sot shtatë prokurorë.

Sipas Presidencës, këta prokurorë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së vendit, Prokurorët e rinj janë betuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka theksuar se shteti ligjor dhe i së drejtës është parakusht për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë, duke u bërë thirrje prokurorëve të rinj që në punën e tyre të jenë të pakompromis ndaj krimit e korrupsionit.

Njëkohësisht, presidentja ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

/Telegrafi/

Read Previous

Murati: Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë për trashje të fitimit të tregtarëve

Read Next

Klitschko: Lufta do të trokasë edhe në derën e evropianëve