Presidenti Meta dekreton emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta pa humbur kohë ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër pas fitimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit mban datën 10 shtator që do të thotë se Meta ka bërë dekretimin e Ramës menjëherë pas betimit të 140 deputetëve të rinj për legjislaturën e 10-të të Kuvendit. Megjithatë Presidenca e ka publikuar ditën e sotme dekretin për Ramën si kryeministër.

Me këtë mandat si kryeministër të dekretuar nga Presidenti, Edi Rama do të paraqes në Kuvend brenda 10 ditësh emrat e kabinetit qeveritar ku edhe do të miratohen. Më tej Rama sërish dërgon në Presidencë për dekretim ministrat dhe me miratimin e Metës, kryeministri Rama së bashku me kabinetin qeverisës do të kryejnë betimin para Presidentit, për të cilin votuan shkarkimin nga detyra pak kohë më parë.

Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla

DEKRETI:

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

/Abcnews.al/

Read Previous

Kurti tregon për festën e gardianëve serbë ditën e sulmeve të 11 shtatorit

Read Next

Bekim Jashari: UÇK ka qenë një ushtri e lindur, Serbia le t’i hapë arkivat