Presidenti i Këshillit Evropian: Mbështesë propozimin që Ukrainës t’i dërgohen tanke

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbrojti propozimin që tanke dhe më shumë pajisje t’i dërgohen Ukrainës, në mënyrë që të sigurohet një rezistencë edhe më e fortë ndaj agresorit rus.

“Ne në Bashkimin Evropian vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet. Tani është koha për më shumë pajisje dhe unë personalisht jam në favor të dërgimit të tankeve”, tha Michel në një fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Kohët e fundit, presioni për furnizimin me tanke perëndimore në Ukrainë është rritur. Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë tanket e saj Challenger 2, dhe kjo i hap rrugën Gjermanisë që të dërgojë edhe Leopardët e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi që vetëm Gjermania të dërgonte tanke, dhe tani pas vendimit britanik, kjo pengesë është hequr.

Deputeti liberal nga Belgjika, Guy Verhofstadt, njoftoi se 112 anëtarë të Parlamentit Evropian kërkuan një ndryshim të strategjisë dhe dërgimin e tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. /Telegrafi/

Read Previous

Syzet ‘përkthyese’ që ju japin mundësinë të kuptoni çdo gjuhë në botë

Read Next

Nderohet jeta dhe vepra e akademikes Edi Shukriu, vlerësohet si ikonë e kombit shqiptar