Syzet ‘përkthyese’ që ju japin mundësinë të kuptoni çdo gjuhë në botë

Mund të mos keni më kurrë nevojë të mësoni një gjuhë, falë disa syzeve të reja që mund të përkthejnë për ju në kohë reale.

Sipas mediave të huaja, TCL RayNeo X2 janë syze inteligjente të teknologjisë së lartë, që vijnë plot me veçori të krijuara “për të transmetuar informacione dixhitale drejt e në syrin tuaj”.

Kjo përfshin gjithçka nga videot, muzika dhe mediat sociale.

Por ndoshta veçoria më interesante nga të gjitha është mjeti i përkthimit të RayNeo X2, i cili ju lejon të shihni automatikisht titrat për çdo gjuhë të huaj që flitet rreth jush.

Ato përdorin përkthimin me Inteligjencë Artificiale të interpretuar në shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe në kohë reale.

Dhe nëse jeni duke folur me dikë ballë për ballë, syzet do të krijojnë titra për atë që ai/ajo thotë. /Telegrafi/

Read Previous

Në mars pritet fillimi i gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Read Next

Presidenti i Këshillit Evropian: Mbështesë propozimin që Ukrainës t’i dërgohen tanke