Presidenti i Bayern e konfirmon, Tuchel nuk “lëviz” nga pankina e “bavarezëve”

Pavarëisht dështimit në UEFA Champions League dhe në Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal, duket se “pozitat” e teknikut Thomas Tuchel, në krye të pankinës së Bayern Munich janë të palëkundura në këtë fund sezoni.

Qëndrimin e Tuchel te “bavarezët” e konfirmoi dhe Presidenti i Bayern Munich, Herbert Heiner, i cili pas “dramës” së titullit kampion, ku “të kuqtë” e Mynihut dolën fitues për të 11-tin vit radhazi tha se bordi ka besim të plotë të Tuchel, teksa e konsideroi gjermanin, si një prej trajnerëve më të mirë të Evropës.

“Ne kemi besim të plotë te Tuchel. Ai është një nga trajnerët më të mirë në Evropë. Unë fola me të të premten. Nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të mbetet trajneri ynë”,- u shpreh në fjalët e tij, Presidenti i “bavarezëve”. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Këshilli kombëtar konfirmon hetimet për dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll

Read Next

Drejtuesi i OpenAI thotë se e ardhmja me ChatGPT do të jetë më e qartë