Premier Liga angleze vazhdon sonte me dy ndeshje interesante

Premier League vazhdon sonte me dy superduele në kuadër të xhiros së 22-të.

Sfida kryesore e sontme është përballja Wolves-Manchester United, ndeshje kjo që fillon në orën 21:15.

Të dy skuadrat synojnë pikët e plota në këtë sfidë e cila pritet të prodhojë një ndeshje interesante.

Aktualisht ‘Djajtë e Kuq” renditen në në vendin e nëntë me 32 pikë të tubuara, tri më shumë së Wolves.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e sontme është dueli mes West Hamit dhe Bournemouth, duel që starton në orën 20:30.

West Ham synon pikët maksimale në duel me Bournemouth në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën që dërgon në garat evropiane.

West Ham ndodhet në pozitën e gjashtë me 35 pikë, kurse, Bournemouth zë vendin e 13-të me 25 sosh.  /RTK/

Read Previous

Kosova me përqindje të lartë të makinave të vjetra në qarkullim, si qëndrojnë vendet e tjera në rajon?

Read Next

ASK: Mbi 20 mijë familje kanë pranuar ndihma sociale në dhjetor të 2023