Kosova me përqindje të lartë të makinave të vjetra në qarkullim, si qëndrojnë vendet e tjera në rajon?

Në Kosovë, 22.6 për qind e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqipëria ka normën më të lartë në Evropë për këtë ku 41 për qind e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare.

Në Mal të Zi kjo shifër e makinave është 25.6 për qind. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35 për qind. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8 për qind e automjeteve janë kaq të vjetra.

Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88 për qind, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75 për qind.

Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

Ndërsa Evropa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente. /Telegrafi/

Read Previous

​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog

Read Next

Premier Liga angleze vazhdon sonte me dy ndeshje interesante