Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, jo në samitin e qershorit

NATO nuk do të jetë në gjendje të pranojë Finlandën dhe Suedinë në Aleancë gjatë samitit të ardhshëm në qershor.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Pawel Jablonski, raporton RMF-ja.

“Kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj në NATO, ky është një proces shumë më afatgjatë. Nuk është aq i shpejtë dhe jo aq i lehtë. Do të duhen të paktën disa muaj”, theksoi kryediplomati.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme polake beson se Turqia nuk do të jetë në gjendje të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Sipas tij, Ankaraja zyrtare do të parashtrojë kushte, kështu që NATO vazhdon të negociojë.

Në maj, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Ata shpresonin se do të ishte një proces i shpejtë, por Turqia, një anëtare e vjetër e Aleancës, ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës me arsyetimin se ata mbështesin grupet, të cilat ajo i konsideron terroriste.

Në këtë drejtim, NATO po thërret një takim të diplomatëve nga Turqia, Suedia dhe Finlanda./Alsat.mk/

Read Previous

Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur

Read Next

Minat ruse si ato serbe, ukrainasit trajnohen në Kosovë për t’i hequr