Një i dyshuari mashkull kosovar është ndalur për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte mbrëmë në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar te 17-vjeçari një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë ( dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 2.4 gram).
Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, njoftoj për TV Syrin, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.