Popullsia evropiane në rënie, Italia më keq, në vendin e dytë Franca

Pas rënies së parë në vitin 2020, popullsia evropiane, vazhdoi të ulet edhe në vitin 2021, duke kaluar nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446.8 milionë më 1 janar 2022.

ipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, rënia më e keqe -253,000 banorë u regjistrua në Itali, e ndjekur nga Franca me -185,900 dhe Polonia -185,800 banorë.

Ndryshimet natyrore negative, që janë më shumë vdekje sesa lindje, e kaluan migrimin neto pozitiv për vitin e dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë, shpjegon Eurostat./A2news/

Read Previous

Ja sa kurbanë janë therur ditën e Bajramit

Read Next

S’ka të dhëna për numrin e qenve endacak dhe vaksinimin e tyre