Politikani gjerman- BE-së: S’ka më justifikime të ndyra, liberalizimi për kosovarët të ndodhë tani!

Raportuesi për Kosovën në Këshillin Europian, Peter Beyer, ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Në një reagim të tij, top politikani gjerman, mes tjerash shkruan se pajtohet me qëndrimin e ambasadorit Wolfgang Ischinger, se Kosova dhe qytetarët e saj, duhet ta gëzojnë liberalizimin e vizave.

”Siç kishte thënë ambasadori prof. Wolfgang Ischinger: ”OK, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka kaluar shumë kohë – besueshmëria e BE është në rrezik!”– me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe vazhdoj të them se: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizim të vizave tani!”, shkruan Beyer.

Read Previous

Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë

Read Next

​Edhe pas 13 vitesh shtet, papunësia problem i madh në Kosovë