Policia Ushtarake e FSK-së përfundoi me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me Policinë Ushtarake Gjermane.

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se përmes këtij trajnimi, pjesëtarët e FSK-së kanë avancuar aftësitë profesionale dhe operacionale në fushën e mbrojtjes së afërt, duke u përgatitur sipas standardeve të larta ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të FSK-së”.

Read Previous

Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Read Next

Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit