Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është kthyer në tryezën e bisedimeve me VV-në, duke vendosur një kauzë më të madhe mbi interesat partiake.

Mbrëmë Musliu ka theksuar se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa për poste politike apo pjesëmarrje në qeveri, por vetëm një kërkesë të cilën e ka cilësuar si thelbësore, procedimin e ligjit për Specialen.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar Musliu. /Klankosova

Read Previous

Policia Ushtarake e FSK-së përfundoi me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt

Read Next

Kush është Yassir Zabiri, sulmuesi që po shënon sa Mbappe dhe Lamine Yamal dhe po mahnitë La Ligën