Policia tenton ta ndalojë për kontrabandë, goditet patrulla në veri të Kosovës

Policia e Kosovës tregon se një veturë ka goditur patrullën e tyre, ku këta të fundit e kanë tentuar ta ndalojnë për kontroll për kontrabandë në veri të vendit.

Sipas njoftimit, vetura që ishte në lëvizje ka goditur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e zyrtarëve në vendin e ngjarjes.

“Më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës”, thuhet një njoftimin e policisë.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, vijon raportimi.

Read Previous

Presidentja Osmani takon Papa Françeskun në Vatikan

Read Next

Lavrov: Konflikti me Perëndimin nuk është më hibrid, po i afrohet luftës reale