Policia po heton vdekjen e dy burrave

Policia e Kosovës po heton vdekjen e dy personave në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë ka vdekur derisa ishte duke e prerë një kafshë pasi iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndërsa rasti tjetër, një burrë është gjetur i vdekur në dhomën e tij.

Raporti i plotë:

Gjilan 03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Gjilan 02.02.2024-23:45. Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion./Botasot/

Read Previous

Izraeli: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri

Read Next

Rriten krimet seksuale ndaj të miturve në Shqipëri