Policia në Tiranë plagos trafikuesin e drogës

Policia në Tiranë ka qëlluar të enjten me armë zjarri, një person i cili dyshohet se është trafikues i kokaines.

Sipas policisë, ai po transportonte 1 kilogramë kokainë, dhe gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ai nuk i është bindur thirrjes së policisë, dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar kështu jetën e policëve.

Në atë moment njëri nga policët ka qëlluar dhe ka plagosur të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetë.

“Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë”, njoftoi policia, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Në Amerikë “të shqetësuar, nëse do të duhet jetuar në një botë pa TikTok”

Read Next

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok