Policia jep detaje për incidentin në minierën e Trepçës

Të mërkurën rreth orës 12:00 u raportua se në rrethana të panjohura, në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona.

Sipas njoftimit të Policisë, të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.

Tutje policia thekson se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa rasti  i cili është cilësuar si “lëndim aksidental” është duke u hetuar. /RTK/

Read Previous

Murati: 10 mijë aplikime s’kanë përmbushur kriterin për subvencionim të energjisë, 40 mijë do të subvencionohen

Read Next

Opozita kërkon nga ZRRE anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë