Policia gjobit 100 shoferë brenda 24 orëve

Këto gjobitje Policia i ka realizuar në Rrugën e Kombit.

Krahas 331 gjobave, 100 vozitësve u është pezulluar leja e drejtimin për tejkalim shpejtësie.

Rruga e Kombit është monitoruar përmes makinave inteligjente, radarit automatik dhe patrullave të njësisë, që janë në lëvizje.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku thotë se shkelësit më të shpeshtë janë automjetet me targa të Kosovës.

Dafku ka theksuar se po bashkëpunohet me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h./Sinjali/

Read Previous

Gati 4,300 gjoba të shqiptuara në maj, policia bën apel për kujdes në trafik

Read Next

Rreth 12 milionë euro vlera e pasurive të sekuestruara në Kosovë