Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka bërë apel për të gjithë shoferët në trafik, pas reshjeve të shiut.

Policia, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, bënë apel tek pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, shkruhet në njoftim. /RTKlive/

Read Previous

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë

Read Next

Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës?